Neuer: Guardiola e ka numrin tim, jam i lumtur te Bayerni

Futboll

Neuer: Guardiola e ka numrin tim, jam i lumtur te Bayerni

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 17:59
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka folur para ndeshjes ndaj Arsenalit me lajmet që e lidhin atë me Manchester Cityn.

Gjermani ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë bisedime mes tij dhe Pep Guardiolas dhe ai është i lumtur te bavarezët.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt dhe të gjithë jemi të lumtur te Bayerni”.

“Gjithashtu e kam zgjatur kontratën. Guardiola ka numrin tim dhe nuk më ka thirrur asnjëherë”, ka thënë Neuer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat