Maradona në telashe me policinë në Spanjë

Futboll

Maradona në telashe me policinë në Spanjë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:30
Armando Maradona

Legjenda e futbollit argjentinas është marrë në pyetje nga policia e Madridit.

Diego Armando Maradona ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Spanjës, për të përcjellë nga afër skuadrën e tij të zemrës Napolin, në përballjen me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por pas mbërritjes së tij në hotel, aty ka ardhur policia e Madridit që e ka marrë në pyetje Maradonën në lidhje me një sulm fizik ndaj një femre.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, femra në fjalë është e dashura e ish-futbollistit të Barcelonës, dhe ajo nuk ka paraqitur asnjë ankesë në polici për dhunë, që ka detyruar autoritet e sigurisë të largohen nga hoteli duke e lënë Maradonan të qetë.

Maradona do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat