Vidal përgënjeshtron zërat për largim nga Bayerni

Futboll

Vidal përgënjeshtron zërat për largim nga Bayerni

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 23:40
Arturo Vidal

Arturo Vidal nuk mendon që të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

Mesfushori i Bayern Munichut insiston që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga bavarezët përkundër zërave se Chelsea është i interesuar për të.

29-vjeçari është transferuar në Allianz Arena në vitin 2015 nga Juventusi, dhe sa ka qenë pjesë e bardhezinjve ka punuar së bashku me trajnerin e tanishëm të Chelseat, Antonio Conte.

“Këto janë vetëm spekulime që do të harrohen shpejt”, ka thënë Vidal për Bild.

“Kam qenë lojtar i Contes për katër vite te Juventusi, por nuk kam asnjë arsye të largohem nga Bayerni. E bart këtë fanellë me shumë krenari, jam i lumtur këtu, e poashtu edhe gruaja e fëmijët janë të lumtur. Kam shumë objektiva me Bayernin”, ka përfunduar kiliani.

Vidal ka edhe dy vite kontratë me Bayern Munichun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat