Sarri: Bëmë shumë gabime, fitojmë 2-0 dhe kualifikohemi

Futboll

Sarri: Bëmë shumë gabime, fitojmë 2-0 dhe kualifikohemi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 08:42
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ndjen se Napoli i tij ka bërë një numër të pazakontë të gabimeve kundër Real Madridit, dhe humbja erdhi si shkas i këtyre gabimeve, teksa thekson që do ta provojnë kualifikimin në ndeshjen tjetër.

Napoli humbi nga Real Madridi me rezultat 3-1, por sipas trajneri napolitan edhe përkundër humbjes dhe shumë gabimeve të bëra, skuadra duhet të provoj kualifikimin, duke fituar me rezultat 2-0.

“Real Madridi është ekipi më i mirë në botë, derisa nuk provohet ndryshe. Vërtetë na vjen se kemi bërë shumë gabime dhe ne zakonisht nuk e bëjmë atë shumë”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.

“Ne do të synojmë të fitojmë 2-0 dhe do të qasemi në këtë drejtim, por atëherë padyshim se ne kemi nevojë për të luftuar me kundërshtarët”.

“Shpresojmë se në ndeshjen e kthimit ne mund të jemi më mirë në nivel teknik, të bëjnë më pak gabime dhe të krijojmë më shumë shanse”.

“Ne nuk mund të kemi shumë shanse për kualifikim, por ne kemi marrë disa dhe tani kemi nevojë për të bërë më të madha këto shanse. Ndihem se ne mund të kishim bërë më shumë sonte”, përfundoi trajneri i Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat