Casemiro: Goli nuk ishte rastësi

Futboll

Casemiro: Goli nuk ishte rastësi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:14
Mesfushori brazilian, Casemiro

Mesfushori brazilian, Casemiro ka zbuluar se goli i tij i bukur nga distanca nuk ishte rastësi, pasi provon shpesh në stërvitje.

Casemiro ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Real Madridit në fitoren 3-1 ndaj Napolit, duke shënuar edhe një supergol, dhe sipas tij të dyja ishin shumë të rëndësishme.

“Ne e dinim se do të jetë e vështirë sepse kundërshtarët tanë luajnë futboll të mirë”, ka thënë fillimisht Casemiro.

“Goli im? Kjo është diçka që unë përpiqem shumë, veçanërisht për shkak se unë duhet të përfitojë kur shkoj përpara në sulm”.

“Është e rëndësishme që ne të mposhtnim një ekip të madh, por epërsia jonë nuk është e mjaftueshme për ndeshjen e kthimit. Ata kanë treguar se janë shumë të rrezikshëm”, përfundoi mesfushori brazilian.

Ndeshja e kthimin zhvillohet në Stadio San Paolo më 7 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat