Ja çfarë thotë Pogba për Arsenalin?

Futboll

Ja çfarë thotë Pogba për Arsenalin?

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Florentin Pogba

Florentin Pogba është duke u përgatitur që të përballet me vëllanë e tij më të ri, Paul, dhe ekipin e Manchester United në Ligën e Europës, por pranon se “Arsenali është klubi i zemrës sime”. Dy vëllezërit janë të vendosur për të “përplasur brirët” në “Old Trafford”, të enjten, në ndeshjen e parë të përplasjes kontinentale. Florenti luan në mbrojtjen e Saint-Étienne, ndaj ballafaqimi me Paul gjatë lojës është i paevitueshëm. Para ndeshjes, ai ka zbuluar se cila skuadër nga Premier League është në zemrën e tij. Duke folur për “The Guardian”, ai tha: “Arsenali është klubi i zemrës sime. Unë e kam mbështetur atë qysh fëmijë. Çarë ekipi! Duke qenë se luaj si profesionist, nuk më është krijuar koha dhe mundësia për ta ndjekur këtë ekip në “Emirates”. Por, një ditë, do të jem aty, me shpresë.” Kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari pranon lidhjen shpirtërore me “Gunners”. Ai i tha “TF1” në tetor 2016: “Për të luajtur në Angli është një ëndërr, që e kam pasur që kur isha fëmijë. Kam pasur një mundësi gjatë kësaj vere. A ka një ekip, që unë e preferoj më shumë se të tjerët? Arsenali”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat