“Arsenali katastrofë, futbollistët nuk po e marrin më seriozisht Wengerin”

Futboll

“Arsenali katastrofë, futbollistët nuk po e marrin më seriozisht Wengerin”

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:29
Arsene Wenger

Ish-portieri i Bayern Munichut, Oliver Kahn, e ka kritikuar shumë Arsenalit, teksa ndihet se lojtarët e tyre nuk janë duke e marrë më seriozisht Arsene Wenger.

Kahn pretendon se ai kurrë nuk ka parë një ekip që të luajë më keq se Arsenali, gjatë humbjes 5-1 ndaj ndaj Bayernit në Allianz Arena të mërkurën, teksa në theks të veçantë e ka kritikuar paraqitjen e bashkëkombësit të tij, Mesut Ozil.

“Unë kurrë nuk kam parë një ekip të luajë aq keq”, ka thënë fillimisht Kahn për ZDF.

“Bayern luajti ndaj një ekip që luanin katastrofikë keq pa top”.

“Lojtarët ishin kaq pasive, sidomos Ozil. Është sikur ata nuk e marrin seriozisht trajneri më”, përfundoi legjenda gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat