Jahmir Hyka tregon dëshirat e tij për median zvicerane, ja çka thotë për Amerikën

Futboll

Jahmir Hyka tregon dëshirat e tij për median zvicerane, ja çka thotë për Amerikën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 shkurt 2017 Në ora: 14:43
Jahmir Hyka

Gazeta zvicerane “Luzerner Zeitung” ka kryer një intervistë me sulmuesin shqiptar Jahmir Hyka, i cili sipas shumë gjasave është prekur nga vendimet e fundit të administratës amerikane.

Luzerner Zeitung: Jahmir Hyka ishe gati të transferohej prej Luzernit në MLS, megjithatë ai nuk ka marrë vizën amerikane. Kjo nuk është situatë e lehtë, sepse administrata e presidentit Donald Trump ua ka vështirësuar personave muslimanë për të fluturuar drejt SHBA?

Jahmi Hyka: Momentalisht pres një vizë amerikane nga ambasada e saj në Tiranë. Me aq sa jam i informuar nuk ka ndonjë problem politik mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe besoj, që nuk ka të bëjë me atë nëse aplikuesi është krishter, hebrej ose musliman. Ka disa rregulla kur është në pyetje viza e punës dhe këtu pavarësisht se je futbollist profesional duhet tu nënshtrohesh ligjeve.

Luzerner Zeitung: Së shpejti duhet të filloni një jetë të re. I gëzoheni faktit që transferoheni në Amerikën Veriore, Kaliforni dhe San Jose?

Jahmir Hyka: Jam tmerrësisht i gëzuar. Prej kur jam profesionist, qëllimi im ka qenë të luaj në Major League Soccer. Tani më erdhi shansa dhe mezi pres të filloj aventurën e re.

Luzerner Zeitung: Si mund të ndihmoni klubin e ri të San Jose Earthquakes?

Jahmir Hyka: Në San Jose nuk ka shumë lojtarë që janë aktivizuar më parë në Europë. Me eksperiencën time besoj se mund të ndihmoj mjaft klubin San Jose. Liga amerikane është diçka e re për mua dhe me këtë nënkuptoj se edhe unë mund të mësoj shumë nga loja dhe taktika e tyre.

Luzerner Zeitung: Ju u keni shkruar tifozëve të Luzernit se me kënaqësi do vijonit kontratën me FCL, megjithatë jeni larguar. Bëni përgjegjës për këtë udhëheqësit e klubit?

Jahmir Hyka: Unë kam qëndruar në Luzern gjashtë muaj dhe kam fituar shumë miq, por jo çdo dëshirë plotësohet. Andaj jam pak i zhgënjyer që nuk lash gjurmë. Prapseprap Luzerni do mbetet shtëpia ime e dytë dhe me siguri do kthehem përsëri. Në Luzern nuk më pëlqente se nuk rruhej vijimësia. Kishte ndeshje ku shënoja dy gola, ndërsa ndeshjen e radhës qëndroja në pankinë. Ndaj lojtarëve duhet të ketë më shumë besim. Klubit tim Luzern i uroj suksese të mëtutjeshme./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat