“Federbet” publikon skandalin e marrëveshjes Tirana-Kukësi

Futboll

“Federbet” publikon skandalin e marrëveshjes Tirana-Kukësi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:50
Ilustrim

Aleanca mes Tiranës dhe Kukësit ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe për ta bërë një gjë të tillë ka menduar kompania e monitorimit të basteve, “Federbet”. Kjo e fundit, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ka pasqyruar plotësisht atë që ka ndodhur javën e fundit në futbollin shqiptar, ku dy klubet u bënë bashkë për shkëmbim nderesh.

Duke e titulluar një skandal të madh në futbollin shqiptar, “Federbet” tregonte për opinionin ndërkombëtar se si kishin rrjedhur ngjarjet në këtë sfidë, duke publikuar edhe pasqyrimin që i kishin bërë mediat shqiptare asaj. Njëkohësisht, për të gjithë opinionin, kishte bashkangjitur edhe videot e golave të sfidës së turpshme të kampionatit që përfundoi me rezultatin 2-1.

“Federbet” ishte kompania e cila akuzoi e para Skënderbeun për trukimet e ndeshjeve në Kupat e Europës si dhe në raportet e saj ka publikuar vazhdimisht edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar si të manipuluara në favor të basteve sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat