Shqiptarët e Terekut pësuan humbje nga Udinese

Futboll

Shqiptarët e Terekut pësuan humbje nga Udinese

Nga: K.Goca Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:37
Berisha

Në miqësoren ndërmjet skuadrës italiane Udinese dhe asaj nga Çeçenia, Terek, që garon në elitën e futbollit rus, soli gjashtë gola. Udinese shënoi fitore me rezultat 4:2 ndaj Terekut. Kjo miqësore ishte një test i mirë për të dyja ekipet, sidomos për Terek që synon të jetë sa më gati për pjesën e dytë të kampionatit.

Bekim Balaj luajti titullar, kurse Bernard Berisha dhe Odise Roshi u aktivizuan në pjesën e dytë për Terekun dhe bënë paraqitje të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat