Juventusi me tri mungesa të mëdha kundër Palermos

Futboll

Juventusi me tri mungesa të mëdha kundër Palermos

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 19:44
Juventusi

Mario Mandzukic, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli do të mungojnë në ndeshjen ndaj Palermos të premten mbrëma

Massimiliano Allegri ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme kundër Palermos, ku mungojnë sulmuesi Mario Mandzukic, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli.

Mandzukic është i suspenduar dhe do të jetë mungesë e madhe për Allegrin, pasi ka qenë shumë i rëndësishëm në skemën e re 4-2-3-1. Derisa Chiellini dhe Barzagli do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Ndeshja mes Juventusit e Palermos zhvillohet nesër nga ora 20:45. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat