Florenzi do të operohet sërish

Futboll

Florenzi do të operohet sërish

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 21:02
Alessandro Florenzi

Nuk ka qetësi për mbrojtësin e krahut të djathtë të Romës.

Alessandro Florenzi do t’i nënshtrohet edhe një operimi në gju, pasi që ekzaminimet mjekësore kanë treguar që lojtari ka këputur ligamentin e gjurit.

Reprezentuesi italian ka lënduar gjurin gjatë stërvitjes me ekipin këtë javë derisa përgatitej të kthehej nga një lëndim që kishte pësuar muaj më parë.

Siç shkruan La Repubblica, pas operimit do të përcaktohet edhe koha se sa do të mungojë Florenzi, por me shumë gjasë stinori paraprak është mbyllur për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat