Roma, Florenzi mbyll sezonin përpara kohe

Futboll

Roma, Florenzi mbyll sezonin përpara kohe

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:24
Alessandro Florenzi

Sezon pa dritë në fund të tunelit për sulmuesin e Romës, Alessandro Florenzi, i cili duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni pak muaj pas ndërhyrjes ne gju. Lojtari italian do të operohet për të ndërhyrë në ligamentin e gjurit të majtë, i njëjti gju i dëmtuar në 26 Tetor që e detyroi të qëndronte për rreth 4 muaj në infermieri. Sipas klubit italian, Florenzi që o vazhdonte fazën e rehabilitimit, u dëmtua gjatë një ndeshje testuese me skuadrën e të rinjve dhe sezoni i tij tashmë është zyrtarisht i mbyllur.

Një humbje e madhe kjo për Romën pasi Florenzi është i vetmi lojtar polivalent në skuadrën e Luciano Spalletit. Ai është aktivizuar shpesh herë si mesfushor por edhe si mbrojtës i djathtë dhe me shumë mundësi, ai do të jetë gati për të zbritur në fushë vetëm në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Shqetësimi më i madh në klubin verdhekuq është gjendja morale e lojtarit i cili po kalon një situatë të komplikuar ashtu si edhe Strootman disa kohë më parë. Holandezi iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në gju duke u rikthyer titullar këtë sezon pas pothuajse dy viteve mungesë në fushat e blerta, duke humbur edhe Botërorin 2014 me Kombëtaren e Holandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat