Digne kërcënon Real Madridin

Futboll

Digne kërcënon Real Madridin

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 08:50
Lucas Digne

Lucas Digne, mbrojtësi i Barcelonës, ka paralajmëruar Real Madridin se gara për titull në La Liga ende është e hapur.

Real Madridi është lideri i La Ligës me 49 pikë të tubuara, një më shumë sesa Barcelona që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Por, mbrojtësi i Barcelonës, Lucas Digne, ka paralajmëruar Real Madridin se gara për titull në La Liga ende është e hapur.

"Jo, sezoni është ende i gjatë, ka ende shumë pikë tu luajtur”, ka mdeklaruar francezi kur është pyetur se a është Reali favorit për ta fituar La Ligën.

"Lojëra e shtyra të Realit nuk janë fituar ende. Ne do të shohim se çfarë ndodh, dhe ne gjithmonë do të jemi në vëzhgim", ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat