Allegri: Tani nuk mendojmë për Porton, por për Serien A

Futboll

Allegri: Tani nuk mendojmë për Porton, por për Serien A

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 08:56
Massimiliano Allegri

"Është herët që të mendosh për Porton, pasi nesër kemi një ndeshje për të fituar. Të mendojmë për kampionatin e me pas për ketë ndeshje”.

Kështu është shprehur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes me Palermon për kampionat, skuadër që nën drejtimin e Lopez është më e vendosur.

“Ka ende ndeshje te kampionatit dhe çdo gabim të ndëshkon rëndë. Por, djemtë janë shumë të përgjegjshëm”.

Allegri ka mbrojtur kolegun e Napolit, Maurizio Sarri, të cilin presidenti Aurelio De Laurentiis e ka kritikuar për humbjen me Real Madrid: “Nuk kam polemizuar kurrë për këto çështje, por i bej komplimente Sarri për punën që po bën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat