Sanchez gjithmonë e më larg Arsenalit

Futboll

Sanchez gjithmonë e më larg Arsenalit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:49
Sulmuesi i Arsenal Alexis Sanchez

Sulmuesi i Arsenal Alexis Sanchez është me shumë mundësi do të largohet nga “topçinjtë” në merkaton e ardhshme. Shkatërrimi përballë Bayernit në “Allianz Arena” që pësoi Arsenali me shumë mundësi nuk kalon në fazën tjetër. Kjo e bën akoma më të vështirë që Kiliani të besojë se mund të fitojë një trofe prestigjioz me Londinezët. Edhe në kampionat gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet për Arsenalin. Disfatat e fundit që ka pësuar ky ekip e kanë nxjerrë jashtë garës për titullin kampion të Premier League pasi është në 10 pikë larg Chelseat kryesues.

Largimin e tij e përforcon edhe më shumë mos rinovimi i kontratës nga së Sanchezit me Arsenalit. Kjo ka bërë që ekipet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij të fërkojnë duart pasi bëhet fjalë për një lojtar të madh. Skuadrat që kanë shfaqur një interes për Kilianin janë Inter dhe Juventus. Për të do të ishte një rikthim në Serie A pasi më parë ka qenë pjesë e Udinezes nga ku kaloi më pas te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat