“Dibala është Mesi i ri, vlen 150 milionë euro”

Futboll

“Dibala është Mesi i ri, vlen 150 milionë euro”

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Paulo Dibala

Maurizio Zamparini ka thurur lavde për lojtarin e “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala, teksa Palermo dhe Juventus përballen ditën e sotme.

Presidenti i Palermos, tregon se Paulo Dibala ka potencialin e duhur të ndjekë hapat e argjentinasit Lionel Mesit dhe beson se sulmuesi i Juves vlen 150 milionë euro.

Ka qenë presidenti i Palermo-s, Zamparini i cili mori në Itali sulmuesin argjentinas nga klubi Instituto duke u bërë kështu një nga lojtarët kyç të klubit të Palermo-s para se të kalonte më vonë te klubi torinez në vitin 2015 për shifrën e 40 milionë eurove.

“Ai do të bëhet një lojtar si Mesi, në fakt ai është në një nivel me lojtarin e Barcelonës. Nuk shënon aq shumë sa në sezonin e kaluar por përsëri mbetet një lojtar kyç për skuadrën. Do të thosha që ai vlen 140 apo 150 milionë euro. Ai është Mesi i ri,” tha presidenti i Palermo-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat