Ibrahimoviç: Çdo trofe për mua është i mrekullueshëm!

Futboll

Ibrahimoviç: Çdo trofe për mua është i mrekullueshëm!

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:03
Zlatan Ibrahimoviç

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, me het-trikun e tij ka qenë vendimtar në fitoren bindëse të Manchester Utd me rezultat 3:0 ndaj St. Etienne-it, në ndeshjen e parë të 16-ës së finales së Europa League. Futbollisti Ibrahimoviç ka qenë i pandalshëm dhe dhuroi spektakël. “Çdo trofe për mua është i mrekullueshëm, në çdo skuadër ku kam luajtur kam fituar dhe nëse do të fitoja diçka edhe këtu te Manchester United do të isha super i lumtur. Njerëzit që më njohin e dinë që unë përpiqem të jap më të mirën në çdo klub ku luaj”, tha Ibra. “Mendoj se ka regjistruar një rezultat shumë të mirë në shtëpinë tonë, sepse në udhëtim nuk do ta kemi të thjeshtë ndaj tyre. Në Geoffrey-Guichard, kam luajtur si kundërshtar kur kam qenë pjesë e PSG-së, dhe e di se çfarë atmosfere krijohet aty, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, tha Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat