Guardiola i del në mbrojtje Barcelonës

Futboll

Guardiola i del në mbrojtje Barcelonës

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:11
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i del në mbrojtje ish skuadrës së tij, Barcelonës dhe ka paralajmëruar të gjithë kritikët, se do të përgënjeshtrohen nga katalanasit. Barca është mposhtur me rezultat 4:0 nga PSG-ja, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League. “Barcelona është ende skuadra më e mirë në botë. Rezultati 4:0 është një befasi sepse ata janë një ekip shumë i mirë, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Nëse ekziston një ekip që mund ta bëjë këtë është Barca, me mentalitetin që ka. Reagimet janë normale, duke parë se kemi të bëjmë me një skuadër që ka dominuar futbollin në 10 vjetët e fundit”, ka thënë mes të tjera Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat