Emocionet e Kupës, disa ndeshje sikurse finale

Futboll

Emocionet e Kupës, disa ndeshje sikurse finale

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:32
Latifi, Maliqi e Miftaraj

Priten me emocione tetë ndeshjet e të tetës së finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.  Me përjashtim të Lirisë nga Prizreni që është favoritë i madh ndaj Bashkimit nga Koretini, po ashtu edhe Prishtina ndaj rivalit të vjetër, Vëllaznimit në Gjakovë, në takimet tjera është vështirë të parashikohet fituesi. Prishtina ka ekipin shumë cilësorë dhe beson e shpreson se pa problem do të arrijnë të kualifikohen, ndërsa Vëllaznimi është anëtar i Ligës së parë dhe mëton të befasojë. Dy sfida sikurse finale janë në mes Feronikelit nga Drenasi dhe Llapit nga Podujeva, si dhe Besa e Pejës me Dritën e Gjilanit. Vendasit e shohin si përparësi fushën, kurse mysafirët kualitetin.  Kapiteni i kampionit në fuqi, Feronikelit, Behar Maliqi shprehet optimist se do ta mposhtin Llapin. “Është ndeshje e fortë dhe mëkat që na ka ra qysh fillim me Llapin. Megjithatë, shorti e ka dashtë, e respektojmë Llapin, por synim e kemi edhe Kupën. Kështu që do të hyjmë për fitore, edhe pse do të jetë shumë vështirë. Besoj se me punën që kemi bërë do t’i dalim. Grupi është forca e ‘Niklit’”, thotë Maliqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 12.30 dhe secila parashikohet të jetë më e nxehtë se tjetra...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat