Shansi i fundit për Ajetin, përballë Edin Dzekos

Futboll

Shansi i fundit për Ajetin, përballë Edin Dzekos

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:28
Arlind Ajeti

Për shkak të mungesave në mbrojtje, trajneri Sinisha Mihajloviç do t’i besojë për herën e tretë radhazi një vend në formacionin titullar mbrojtësit shqiptar, i cili deri më tani në dy ndeshjet e kaluara nuk ka lënë një përshtypje shumë pozitive.

Pas gabimit trashanik ndaj Empolit që solli golin e barazimit të rezultatit, si dhe autogolit të realizuar në ndeshjen kundër Peskarës, ku gjithashtu shënoi më parë edhe një gol, Ajeti nuk ka bërë mjaftueshëm për të bindur trajnerin serb se cilësitë e tij janë po ato për të cilat u afrua në verë nga Frozinone pasi kishte zhvilluar një Kampionat Europian mbresëlënës me fanellën e kombëtares shqiptare.

Prova e fundit për mbrojtësin kuqezi do të jetë përballja në fundjavë në Serinë A ndaj Romës në transfertë.

Ajeti do të duhet të përballët kokë më kokë me një prej futbollistëve më në formë të momentin në Itali, sulmuesin boshnjak Edin Xheko, i cili kryeson listën e golashënuesve me 18 realizime.

Edhe pse një provë shumë e vështirë, kjo përballje mund ta motivojë Ajetin. Mihajloviç shpesh ka thënë që në përballjet 1 kundër 1, shqiptari është mbrojtësi më i mirë që ka në skuadër, ndaj Arlindit i mbetet vetëm të ketë besim te vetja dhe të japë maksimumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat