Xavi zbulon gjithçka: Ky lojtar i madh transferohet te Barcelona

Futboll

Xavi zbulon gjithçka: Ky lojtar i madh transferohet te Barcelona

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 20:13
Xavi Hernandez

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për humbjen befasuese të katalansve përballë PSG-së në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Në një intervistë për të përditshmen franceze “L'Equipe”,  Xavi gjithashtu zbuloi transfertën e madhe të Barcelonës gjatë merkatos së verës.

“Nëse Barcelona dëshiron të blejë një lojtar të madh gjatë merkatos së verës të gjithë emrat të çojnë drejt Marco Verrattit. Të shohim nëse do të arrihet marrëveshja...”, u shpreh ai.

Prej kohësh Barcelona dhe Juventusi janë në ‘luftë’ mes tyre për të marrë shërbimet e mesfushorit italian i cili shpesh herë ka premtuar besnikëri ndaj klubit aktual të PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat