Abazaj, zbulimi i bukur i Luftëtarit

Futboll

Abazaj, zbulimi i bukur i Luftëtarit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:54
Abazaj

Është vetëm 20 vjec por mosha e re nuk ka qenë aspak problem për të për tu përshtatur menjëherë në futbollin shqiptar dhe për tu shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm te Luftëtari. Jo vetëm Dejvi Bregu sepse në Gjirokastër është edhe një tjetër talent që po spikat jo pak me paraqitjet e tij. Një sezon më parë luante me Elbasanin në kategorinë e Parë ndësa pas vetëm 1 viti karriera e tij ka ndryshuar totalisht. Kristal Abazaj është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni jo vetëm te Luftëtari por në të gjithë kategorinë Superiore. Kush do ta kishte menduar se një 20-vjecar do të ishte nga një futbollistët më të aktivizuar në këtë sezon te bluzinjtë. Trajneri Milinkovic është një fans i madh i talentit nga Elbasani dhe ka shumë besitë te aftësitë Abazajt. Jo më kot ky i fundit sëbashku me Boyom dhe Rapën, është një nga 3 lojtarët me më shumë minuta në këmbë te Luftëtari në këtë sezon. Abazaj ka humbur vetëm 1 ndeshje në këtë sezon teksa është aktivizuar në 20 takime gjithsej, 19 si titullar dhe vetëm 1 ndeshje ka nisur nga stoli.

Falë shpejtësisë dhe teknikës që zotëron Abazaj është një rrezik konstant për mbrojtjet kundërshtare në cdo ndeshje. Luan si sulmues i krahut të djathtë ndërkohë që kuptohet në perfeksion me Dejvi Bregun dhe Rexhinaldon dy lojtarët e tjerë të repartit ofensiv të Luftëtarit.Nëse në dy fazat e para realizoi vetëm 1 gol atë ndaj Vllanisë, në 3 ndeshjet e para të 2017-tës Abazaj është shfaqur edhe në versionin e goleadorit te skuadra gjirokastrite teksa ka shënuar 2 gola me peshë në fitoret me shifrat 2-0 ndaj Partizanit dhe Korabit. Me kalimin e javëve, 20-vjecari është përmirësuar ndjeshëm edhe përpara portës, duke i dhënë të tjesa sodisfaksione trajnerit Milinkovic që e afrimoi në futbollin shqiptar. Për fatin e keq të Luftëtarit dhe për fatin e mirë të Skënderbeut, Abazaj do të mungojë për arsye skualifikimi në Korcë këtë fundjavë, dhe e sigurtë është që gjirokastritët do ta ndiejnë mungesën njeriut të momentit, pasi për Luftëtarin, Abazaj është një Kristal i vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat