FSHF, vendimet e Komisionit te Disiplines

Futboll

FSHF, vendimet e Komisionit te Disiplines

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:55
FSHF

1.Lojtari i KF “Korabi”, Alfred Zefi, për goditje me koke ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2.F.K “Partizani”, paralajmerohet se ne rast perseritje te shkeljeve disiplinore qe lidhet me sjelljen e spektatoreve do te jete subjekt i masave ndeshkimore sipas Kodit te Disiplines Sportive, bazuar ne nenin 13 te KDS.
3.K.F “Bylis”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos zbatuar rregulloren, në bazë të Nenit 64/b dhe 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqindmije) Lek. Ne aplikim te nenit 136/1/a gjoba do te shlyhet ne masen 50%.
4.Trajneri i KF “Albpetrol”, Adriatik Kurti, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Këlcyra”, Hodion Selmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në
bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS dënohet zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. Në bazë të nenit 13 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.
7.Lojtaret e KF “Sopoti B”, Arnold Rreshkja, Endri Goci, Jurgen Aliu dhe Uerd Poci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes,ne baze te nenit 49/1.a te KDS, denohet secili me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat