Casillas: Buffon është një prej portierëve më të mirë në histori të futbollit

Futboll

Casillas: Buffon është një prej portierëve më të mirë në histori të futbollit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 08:54
Casillas Buffon

Iker Casillas ka veçuar një portier të madh para duelit kundër tij në Ligën e Kampionëve.

Portieri i Portos, Iker Casillas ka lavdëruar kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon para duelit të tyre në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Casillas ka thënë se Italia vështirë se do të ketë një tjetër portier si Buffon.

Ai e konsideron atë si një prej më të mirëve në histori të futbollit.

“Jam me fat që jam tri vjet më i ri se Gigi”, deklaroi Casillas për “UEFA.com”.

“Italia vështirë se do të ketë sërish një portier si ai. Është një prej më të mirëve në histori të futbollit”, theksoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat