Conte bën gati disa blerje

Futboll

Conte bën gati disa blerje

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 09:22
Trajneri i Chelsea, Antonio Conte

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, pas titullit kampion që thuajse e ka të siguruar për këtë sezon, por mendon për Champions e sezonit të ardhshëm.

Daily Express raporton se synimi kryesor i tij është afrimi i Romelo Lukakut si dhe Harry Kane.

Golashënuesi më i mirë në Angli, është i pari në listën e afrimeve për shkak se mendohet se Diego Costa do të largohet në fund të sezonit në Kinë.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i tij, ndërkohë që alternativa mbetet Alvaro Morata nga Reali i Madridi, ndërkohë që në mbrojtje synohet Joao Cancelo nga Valencia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat