Shansi i fundit i Ajetit

Futboll

Shansi i fundit i Ajetit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 11:26
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti do të ketë edhe një shans të fundit për të treguar vlerat e tij në Serinë A me fanellën e Torinos.

Për shkak të mungesave në mbrojtje, trajneri Sinisa Mihajloviq do t’i besojë për herën e tretë radhazi një vend në formacionin titullar mbrojtësit shqiptar, i cili deri më tani në dy ndeshjet e kaluara nuk ka lënë një përshtypje shumë pozitive.

Pas gabimit trashanik ndaj Empolit që solli golin e barazimit të rezultatit, si dhe autogolit të realizuar në ndeshjen kundër Pescarës, ku gjithashtu shënoi më parë edhe një gol, Ajeti duhet t’i tregojë strategut serb se meriton të mos ulet në stol.

Prova e fundit për mbrojtësin kuqezi do të jetë përballja në fundjavë në Serinë A ndaj Romës në transfertë. Ajeti do të duhet të përballët kokë më kokë me një prej futbollistëve më në formë të momentin në Itali, sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili ka shënuar 18 gola këtë sezon.

Edhe pse një provë shumë e vështirë, kjo përballje mund ta motivojë Ajetin. Mihajloviç shpesh ka thënë që në përballjet 1 kundër 1, shqiptari është mbrojtësi më i mirë që ka në skuadër, ndaj Arlindit i mbetet vetëm të ketë besim te vetja dhe të japë maksimumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat