Strakosha pëson supergol, por Lacio përmbys Empolin

Futboll

Strakosha pëson supergol, por Lacio përmbys Empolin

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:09
Strakosha

Lacio ka arritur të fitojë me përmbysje me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Empolit. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi u shfaq dukshëm superiore gjatë gjithë lojës.

Megjithatë Empoli kaloi i pari në avantazh me një supergol të Kruniç që mposhti portierin shqiptar Strakosha në minutën e 67. Avantazhi i Empolit nuk zgjati më shumë se 1 minutë pasi Imobile ktheu menjëherë shifrat në barazpeshë. Përmbysjen e rezultatit e solli Keita i cili realizoi golin e fitores për Lacion në minutën e 80. Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Frederik Veseli, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat