Kosova miqësore me Kampionët e Afrikës

Futboll

Kosova miqësore me Kampionët e Afrikës

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:49
ilustrim

Kosova do të luaj me Kamerunin në ndeshjen e ardhshme miqësore më 28 Mars. Sfida do të zhvillohet në stadiumin Edmond Machtens, në Bruksel.   Federata e Futbollit të Kosovës kishte insistuar disa herë që këtë ndeshje ta organizonte në Gjermani por një gjë e tillë nuk u lejua sepse organet e rendit nuk dhanë dritën e gjelbër, kështu që ndeshja do të zhvillohet në Belgjikë.

Kameruni është një prej kundërshtarëve më të fortë më të cilët është ballafaquar deri tash Kosova, prejse është pranuar në FIFA.

Vetëm 2 javë më parë, Kameruni fitoi Kupën e Afrikës duke mposhtur në finale Egjiptin.

Stadiumet në gjendje jo të mirë, kanë shtyrë zyrtarët e FFK-së që të gjejnë një vend të përshtatshëm në disaporë ku shqiptarët do ta kenë më te lehtë për të udhëtuar, dhe kanë caktuar Brukselin, përkatësisht stadiumin Edmond Machtens me kapacitet 11 mijë ulëse.

Ndeshja me Kamerunin vjen vetëm 4 ditë pas takimit me Islandën në Shkodër, në kuadër të rrethit të 5-të kualifikues per boterorin Rusi 2018 në Grupin I.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat