Nuk do të luhet ndeshja Flamurtari-Trepça

Futboll

Nuk do të luhet ndeshja Flamurtari-Trepça

Nga: K.Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:28
Pamje e një fushe futbollit

Ndeshja e të tetës së finales ndërmjet Flamurtarit të Prishtinës dhe Trepçës Nga Mitrovica është shtyrë për shkak të reshjeve së borës gjatë ditës së sotme. Sipas futbollistit me përvojë të Flamurtarit, Fidan Hasanit, ndeshje e paraparë  sot (12.30) nuk do të luhet dhe ajo do të zhvillohet më vonë. Kjo ndeshje e vlefshme e Kupës pritej me interesim, pasi që Flamurtari është kampion vjeshtor i Ligës së pare dhe Trepça renditet në vend të dhjetë në elitën e futbollit. Lajmin e konfirmon për gazetën kombëtare "Bota sot" edhe Agim Hasani, drejtor sportiv i Flamurtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat