Kryeziu standard në barazimin e Luzern-it

Futboll

Kryeziu standard në barazimin e Luzern-it

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Luzern-it lëshoi mundësinë që t’i afrohet me pikë vendit të dytë. Luzern-i para shikuesve të vet barazoi me rezultat 1:1 me Thun-in, në ndeshjen e javës së 21-të të elitës së futbollit zviceran. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, luajti standard për Luzern-in, por nuk arritën trepikëshin e plotë. Skuadra e Luzern-it mban vendin e tretë me 34 pikë, pesë me pak se pozita e dytë Young Boys dhe Thun renditet në klasifikim i teti me vetëm 20 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat