Besa triumfoi pas 120 minutave

Futboll

Besa triumfoi pas 120 minutave

Nga: K.Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:37
KF Besa

Besa nga Peja i bashkohet në çerekfinale Prishtinës, Lirisë, Trepçës ‘89, Ferizajt, Drenicës, Llapit.  Besa shënoi fitore pas 120 minutave me rezultat 3:1 ndaj Dritës nga Gjilani, pasi takimi në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1). Në minutën e 42-të, Osmani kroson, ndërsa me kokë shënon futbollisti Diar Miftaraj dhe 1:0. 16 minuta pa përfunduar pjesa e rregullt e takimit (74’), Drita barazoi rezultatin falë golit të Përparim Livorekës.  Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, vendasit u treguan më suksesshëm. Në minutën e 97-të Edmond Turku shënon me kokë pas harkimit perfekt të Fetim Kasapit nga goditja e këndit dhe në atë të 114-të Fetim Kasapi thellon fitoren e Besës e cila kualifikohet në çerekfinalen e Digitaalb Kupa e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat