Montella ia dedikon fitoren Berlusconit

Futboll

Montella ia dedikon fitoren Berlusconit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:01
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella dhe presidenti në largim, Silvio Berlusconi

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, fitoren ndaj Fiorentinas ia ka kushtuar presidentit në largim, Silvio Berlusconi.

Në ndeshjen e të dielës në San Siro, Rossonerët shënuan me anë të Juraj Kuckas, kurse Nikola Kalinic e barazoi rezultatin. Golin e fitores e realizoi Gerard Deulofeu.

“Nuk e di nëse është ndeshja e fundit (nën drejtimin e tij), por në emër të skuadrës ia dedikoj këtë fitore presidentit Berlusconi dhe drejtorit”.

“Jemi të lumtur që jua kemi dhënë atyre këtë dhuratë të vogël”, është shprehur Montella për Mediaset Premium.

“Mund të them se bota e futbollit i ka borxh të madh Berlusconit. Milani i tij ka qenë klubi më i suksesshëm italian dhe më i njohuri në gjithë botën”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di se duhet ta falënderojmë presidentin, idetë e tij dhe historinë e tij”, ka shtuar trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat