Quagliarella përlotet në transmetim direkt: Ja pse u largova nga Napoli

Futboll

Quagliarella përlotet në transmetim direkt: Ja pse u largova nga Napoli

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:14
Fabio Quagliarella

Fabio Quagliarella mes lotësh ka zbuluar arsyen e vërtetë pse u largua nga Napoli.

Kjo javë ishte fundi i një makthi pasi ndjekësi i tij psikopat më në fund është burgosur.

“Kjo është një javë e rëndësishme për mua pas një problemi që kisha jashtë fushe që ishte kthyer në një makth për mua. Largimi nga Napoli? Isha shumë i lumtur aty, por u përfshiva në këtë situatë e cila u kthye në një makth. Nuk do t’ia uroja askujt.

Nuk mund të dilja nga shtëpia, as familja ime. Falënderoj gjykatën që më riktheu sigurinë duke treguar të vërtetën”, u shpreh Quagliarella për Sky Sport Italia teksa po mundohej të shmangte lotët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat