Mehmeti: Edhe një hero i sportit iku në amshim

Futboll

Mehmeti: Edhe një hero i sportit iku në amshim

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:38
Kurshumliu

Ish-portieri i mirënjohur i futbollit të viteve të 70-ta e 80-ta, Esat Mehmeti është i pikëlluar me ndarjen nga jeta të Remzi Kurshumliut. “Edhe një hero i sportit iku në amshim për të mos vdekur kurrë,  
Remzi Kurshumliu. Remziu ishte një ndër referët më me nam që pati Kosova. Me pedanteri dhe dinjitet profesional la gjurmë të pa shlyera në ndarjen e drejtësisë si në Kosovë, Jugosllavi dhe Europë.  Remziu sakrifikojë një karrierë të tërë duke i ndihmuar futbollit të Kosovës. Kontributi i të ndjerit për ta ndihmuar KF Trepçën dhe KF ,Prishtinën të plasohet në elitën e futbollit (liga e parë) ish - Jugosllave ishte kolosal me shumë sakrifica. Një njeri i ëmbël dhe i dashur për të gjithë që i mbeti besnik kësaj treve - Kosovës martire”, ka shkruar mes të tjera Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat