Dy fjalë për trajnerin e Barcelonës!

Futboll

Dy fjalë për trajnerin e Barcelonës!

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:55
Maria Bartomeu gjatë intervistës

Siç pritej, Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës, foli për mikrofonat e “Movistar Plus” dhe “Esport3”: “Luis Enrique është trajneri, që duam.” Presidenti ka mohuar krisjet brenda skuadrës në dhomat e zhveshjes së katalanasve. “Asgjë nuk është e trazuar. Ky nuk është një “debakël”. Ne jemi një klub futbolli dhe po konkurrojmë. Tani jemi në finale e Kupës së Mbretit. Kemi pasur një janar të ashpër. Përpara kemi tri ndeshje të mëdha në shtëpi dhe do të përpiqemi për të marrë rezultate të mira. Ju siguroj se nuk ka asnjë problem futbolli të Barcelona. Klubi është duke zbatuar një projekt, çka nuk ka qenë e lehtë, sepse ambicia jonë është gjithmonë e lartë. Futbolli, kur të mbarojë sezoni, do të na vërë në vend tonë. Unë them përsëri se duhet të fokusohemi në kampionat. Ne duam të luftojmë për La Liga-n. E ardhmja e Luis Enrique? Me të kemi rënë dakord që të flasim në prill. Tani jemi të fokusuar te gara. Ai është trajneri që duam, jemi të lumtur me të. Patjetër, gjërat ende mund të përmirësohen. E ardhmja e Messit? Gjithkush duhet të jetë i qetë. Messi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, edhe klubi dëshiron të njëjtën gjë. Dhe kur të dyja palët kanë të njëjtin qëllim… Ne preferojmë diskrecionin e gjërave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat