Mourinho ka në qendër të vëmendjes një mesfushor

Futboll

Mourinho ka në qendër të vëmendjes një mesfushor

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:19
Kroos në mes

Afati kalimtar i verës do të jetë shumë i nxehtë në Angli, atje ku Manchester United po planifikon të bëjë të tjera blerje. Nëse arrihet objektivi për të arritur në zonën Champions sigurisht që do të ketë dhe shpëerblime për Mourinhon.

Përvec interesimit të bërë tashmë publik, për sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, portugezi ka në qendër të vëmendjes dhe një mesfushor, i cili mund t’i japë edhe më shumë cilësi lojës së “Djajve të Kuq”. 

Bëhet fjalë për futbollistin e Realit të Madridit, Toni Kroos. Klubi anglez tentoi transferimin e tij sezonin e kaluar por, marrëveshja nuk u arrit. Problemi qëndron te vet futbollisti, që nuk e mendon largimin nga Madridi dhe që së fundmi ka rinovuar kontratën me Realin deri në vitin 2022, duken përfituar edhe një rritje të pagës në 20 milionë euro bruto në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat