Montella: Jemi para Fiorentinës

Futboll

Montella: Jemi para Fiorentinës

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:58
Montella

Milani është katër pikë larg vendit të katërt në Serie A përkatësisht rivali të përbetuar Interit. Rossonerët shpresojnë të sigurojnë një vend në garat evropiane dhe synimet e tyre janë përforcuar edhe më shumë pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës.  Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, nuk e fsheh kënaqësinë e tij me tri pikët e fituara: “Do të doja t’ia kushtoja këtë fitore Berlusconit. Dedikimi i fitores shkon edhe për Gallianin. Tre pikët e fituara ndaj Fiorentinës? Janë shumë të rëndësishme, gjithashtu të merituara kundër një ekipi të fortë, me shumë përvojë. Kjo është një fitore e çmuar, e cila na lejon që të jemi në krye kundër Fiorentinës, kokë për kokë”. Milani është në vend të shtatë me 44 pikë, katër më shumë se Fiorentina që mban pozitën e tetë pas 25 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat