Iniesta zbulon pasardhësin e tij te Barcelona

Futboll

Iniesta zbulon pasardhësin e tij te Barcelona

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:33
Marco Verratti një prej më të mirëve në rolin e tij

Andres Iniesta në maj mbush 33 vjet, ndërsa tashmë mediat kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

I pashmangshëm është emri i Marco Verrattit që iu dha leksion në ndeshje e Ligës së Kampionëve.

Ai ishte ndër më të mirë në fitoren e Paris Saint-Germain, së bashku me Blaise Matuidin.

Ishte pikërisht Matuidi që e pyeti Inestan, për Verrattin se a është pasardhësi i tij.

“A mund të jetë ai pasardhësi yt” thuhet t’i ketë thënë Matuidi, Iniestas, zbulon Le10Sport.

“Po, besoj”, ka thënë spanjolli.

Për 23 vjeçarin ka interesim edhe nga skuadra si Juventus,Inter, Chelsea dhe Arsenal, por PSG nuk është duke menduar për oferta.

Lojtari kishte ardhur nga Pescara në vitin 2012 edhe pse deri në atë kohë nuk kishte luajtur në një kampionat elitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat