Mou dëshiron Kroosin në Old Trafford

Futboll

Mou dëshiron Kroosin në Old Trafford

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:32
Jose Mourinho dhe Toni Kroos

Manchester United kërkon të rinovojë kontratën me Jose Mourinhon, por portugezi ka kërkesat e tij.

Sipas medias britanike, Antoinne Griezmann nuk është i vetmi objektiv i Djajve të Kuq.

E përditshmja The Independent flet për një dëshirë të Mourinhos për të pasur nën urdhrat e tij Toni Kroos, për të përforcuar edhe më shumë mesfushën. Sipas portugezit, futbollisti i përfaqësueses gjermane do të formonte një dyshe dinamike me Pogba në këtë repart.

Problemi në këtë pikë qëndron te vet futbollisti, që nuk e mendon largimin nga Madridi dhe që së fundmi ka rinovuar kontratën me Realin deri në vitin 2022, duken përfituar edhe një rritje të pagës në 20 milionë euro bruto në sezon. Por jo vetëm kaq, Kroos është shpërblyer edhe me suksese sportive në këtë etapë të tij te Los Blancos, pasi me ta ka fituar më shumë tituj sesa Manchetser United në vitet e fundit.

Një tjetër arsye që e mban Kroos të lidhur me kampionët e Evropës është Zinedine Zidane. Trajneri francez e konsideron gjermanin si element kyç në skemat e tij dhe nuk mendon aspak ta lejojë atë të transferohet në Old Trafford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat