Arsenali i Xhakës e Mustafit në çerekfinale të FA Cup

Futboll

Arsenali i Xhakës e Mustafit në çerekfinale të FA Cup

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 22:52
Granit Xhaka një ndër më të mirët në mesfushë

Arsenal ka shënuar fitore e vlefshme për çerekfinale të FA Cup.

Londinezët kanë triumfuar si mysafirë i Sutton Unitedit me rezultat 2-0.

Topçinjtë kanë arritur të realizojnë nga një gol në çdo pjesë.

Sulmuesi spanjoll Lucas Perez solli në epërsi skuadrën e Arsene Wengerit në minutën e 26, ku paraprakisht dy minuta më parë u zverdh Granit Xhaka.

Golin e dytë për Gunnersat e realizoi Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 55 pas një asistimi të Nacho Monrealit.

Në vazhdim të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-0.

Vlen të theksohet se Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë luajtur përgjatë 90 minutave për Gunnersat.

Pas kësaj, Arsenal në çerekfinale do të takohet me Lincoln Cityn, i cili eliminoi Burnleyn.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat