“Gabimi më i madh në karrierë, quhet Real Madrid”

Futboll

“Gabimi më i madh në karrierë, quhet Real Madrid”

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 23:33
Antonio Cassano

Antonio Cassano është kthyer të flas për gabimin më të madh në karrierën e tij.

Italiani që në vitin 2006 iu bashkua Realit nga Roma, ka mbetur pa skuadër këtë sezon.

Ai pikërisht 11 vite më pas, deklaron se transferimi te Real Madridi, ka qenë gabimin më i madh në karrierën e tij.

“Gabimi më i madh në karrierë quhet Real Madrid. Por, gabimi nuk ishte transferimi në ‘Bernabeu’, por largimi nga atje. Nënshkrova për gjashtë sezone, dhe u largova pas një viti”, ka deklaruar Cassano, që në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Milanit dhe Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat