Interi nuk heq dorë nga Vidal

Futboll

Interi nuk heq dorë nga Vidal

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 00:47
Mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal

Mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal ka pësuar një lëndim të rëndë javë më parë.

Edhe pse ndodhet jashtë fushave, spanjolli mbetet një objektiv madhor i Interit.

Skuadra italiane është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe spanjollin e ka të parin në listë.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Mundo Deportivo’, krerët e klubit italian kanë biseduar me Barcelonën për yllin e tyre.

27-vjeçari mund t’i bashkohet Interit për një shumë rreth 15 milionë euro.

Kujtojmë që Vidal iu bashkua vitin e kaluar Barcelonës nga Sevilla dhe ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat