Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Futboll

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:43
Ilustrim

Pas katër ndeshjeve që u zhvilluan javën që lamë pas, sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në Ligën e Kampionëve

Pas tre muajsh pushim, Liga e Kampionëve u rikthye javën që lamë pas. Real Madridi e mposhti 3:1 Napolin, Bayern Munich e shkatërroi  5:1 Arsenalin, derisa Paris Saint Germain turpëroi 4:0 Barcelonën, ndërsa Dortmundi u befasua nga Benfica duke u mposhtur si mysafirë 1:0.

Pas spektaklit dhe befasive që ndodhën javën që lamë pas në Champions, sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante.

Bayer Leverkusen pret në “BayArena” Atletico Madridin, të cilat edhe më parë janë përballur në këtë kompeticion, derisa Manchester City i Pep Guardiolas do të ketë punë me liderin e Ligue 1 të Francës, Monacon, që aktualisht janë skuadra me sulmin më të mirë në Evropë.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshme të katër skuadrave sipas UEFA-s:

Bayer Leverkusen - Atletico Madrid 20:45

Leverkusen: Leno; Henrichs, Toprak, Dragovi?, Wendell; Aránguiz, Kampl; Bellarabi, Brandt; Havertz, Hernández.

Atlético: Oblak/Moyà; Vrsaljko, Savi?, Giménez, Luís; Carrasco, Gabi, Koke, Ñíguez; Griezmann, Torres.

Manchester City - Monaco 20:45

Man. City: Caballero; Fernandinho, Otamendi, Stones, Kolarov; Silva, Touré, De Bruyne; Sterling, Agüero, Sané.

Monaco: Subasic Sidibé, Glik, Raggi, Mendy; Silva, Fabinho, Bakayoko, Lemar; Germain, Falcao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat