Thuchelit pritet t’i vazhdohet kontrata te Dortmundi

Futboll

Thuchelit pritet t’i vazhdohet kontrata te Dortmundi

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:45
Thomas Tuchelit

Thomas Tuchelit do t’i ofrohet një kontratë e re te Borussia Dortmundit.

Kështu së paku ka thënë për mediat gjermane shefi ekzekutiv i klubit Hans-Joachim Watzke.

“Sigurisht që kontrata e re është opsion. Nuk jemi larg nga objektivët që kishim dhe nuk ka shkuar gjithçka keq”, ka thënë Watzke.

Trajneri gjerman zëvendësoi në vitin 2015 kolegun Jurgen Klopp, i cili ka marr drejtimin e skuadrës së Liverpoolit.

Vlen të theksohet se ‘milionerët’ gjerman janë të tretit në tabelë, përkatësisht 13 pikë prapa Bayern Munichut që është lider dhe ka tetë pikë më pak se ekipi i vendit të dytë, RB Leipzig. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat