Wenger: Nuk rrezikova me Sanchez

Futboll

Wenger: Nuk rrezikova me Sanchez

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 09:32
Arsene Wenger

Kiliani u paraqit befasisht vonë në pjesën e dytë të takimit, ndërsa menaxheri e mbrojti vendimin e tij për ta futur në lojë

Arsene Wenger ka thënë se futja në lojë e Alexis Sanchez në ndeshjen ndaj Sutton United nuk ishte veprim i rrezikshëm.

Vendimit i francezit për të futur në lojë kilianin në minutën e 74-të të takimit ishte krejt i cuditshëm.

Skuadra e strategut nga Franca e mbylli takimin me fitore prej dy golash dallim, duke siguruar cerekfinalen ndaj Lincoln City, ndërsa Wenger mbrojti vendimin e tij.

“Ai është lojtar i qëndrueshëm”.

“”Alexis ka koordinim të mirë dhe nuk mendoj se kishte ndonjë rrezik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat