Ana tjetër e ndeshjes Sutton-Arsenal, plot zbavitje dhe të qeshura

Futboll

Ana tjetër e ndeshjes Sutton-Arsenal, plot zbavitje dhe të qeshura

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 shkurt 2017 Në ora: 10:18
Granit Xhaka

I ndodhur në ligën e pestë angleze, Sutton, humbi kundrejt Arsenalit në çerekfinale e FA Cups (0:2). Megjithatë Xhaka dhe klubi i tij ishin në qendër të vëmendjes për diçka tjetër, shkruan BLICK.

Histori të tilla shkruajnë Kupën.

Modestët e Sutton United luajtën kundër Arsenalit në çerekfinale dhe sipas pritshmërive humbi me rezultatin 0:2. Megjithatë ndeshja nuk kaloi pa momente zbavitëse, mbi të gjitha për shkak të portierit të Suttonit - plot 150 kilogram Wayne Shaw (45), njëherësh edhe lojtari më i dashur për publikun, përcjell botasot.info.

45 vjeçari nuk u aktivizua kundër ushtrisë së Wenger, megjithatë ai ishte në qendër të vëmendjes me shfaqjen e tij Shaw-Show!

Kur një tifoz u fut në fushë për të imituar gjirafën (shih foto) të qeshurat nuk mund ti përmbante edhe lojtarët e topçinjve. Ndërsa gjithë ky senzacion do mbyllej me larjen e klubit të Arsenalit në kabinat modeste të Suttonit - ata ishin larg kushteve të Premiere League./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat