Kosova ndeshet me tri kombëtare në Turqi

Futboll

Kosova ndeshet me tri kombëtare në Turqi

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Pamje nga një ndeshje

Pas hedhjes së shortit për Kampionatin Botëror 2019 në futboll për femra, që do të mbahet në Francë, kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet . Shih për këtë para disa ditëve ka pasur grumbullimin e saj disaditorë. Ndërsa, për një përgatitje sa më të mirë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri është angazhuar personalisht dhe përmes agjentit të FIFA-s për organizimin e ndeshjeve (FIFA match Agent) z. Kenan Kurtesh, ka arritur që të sigurojë pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës në një të quajtur si Alanya Cup për ekipe Kombëtare. Kjo kupë do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 8 mars në Alanya e ku do të marrin pjesë veç Kosovës edhe Kombëtarja e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë. Kjo garë është shumë domethënëse për kombëtaren e Kosovës para garave para kualifikuese, të cilat mbahen nga 6-11 prill në Shqipëri, ku Kosova është në grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat