“Fanatics”: Pafytyrësi e klubit, u mbush stadiumi me morra

Futboll

“Fanatics”: Pafytyrësi e klubit, u mbush stadiumi me morra

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:35
Pamje e tifozëve

Grupimi i ultrasve të Tiranës konfirmoi edhe në derbi braktisjen e skuadrës, për një arsye të caktuar lidhur me veprimet e kryera nga drejtuesit e klubit. Ndeshja derbi është ndjekur në mënyrë masive nga grupimi i ultrasve “Tirona Fanatics” në lagjen e kryeqytetit, Xhamlliku, ku në një nga sheshet e kësaj lagjeje është krijuar një atmosferë stadiumi, raporton panoramasport.

Flakadanë, brohoritje dhe këngë të kënduara në kor, si një organizim me përmasa që tregon dukshëm forcën e tyre. Jo vetëm kaq, por disa orë pas përfundimit të ndeshjes, ultrasit kanë përdorur faqen e tyre në rrjetin social “Facebook” për të dhënë një mesazh.

“Sa pak ‘Tironë’ në stadium e sa shumë ‘Tironë’ në rrugë! Ndeshja e sotme (djeshme) i vuri kapak pafytyrësisë së kryesisë së klubit. Nuk ka të bëjë aq me rezultatin, sa me turpin e mbushjes së stadiumit me morra. Shpresojmë që ish-presidenti të jetë i kënaqur me të pranishmit që kishte sot në stadium!”, shkruanin ndër të tjera “Fanatics” që bënin thirrje për autorësinë e organizimit te Xhamlliku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat