‘Intelektualet’ provokojnë rëndë rivalin e qytetit

Futboll

‘Intelektualet’ provokojnë rëndë rivalin e qytetit

Nga: K.Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:10
Intelektualet

Tifozët ‘Intelektualet’  të Dritës nga Gjilani provokojnë goxha rëndë klubin rival të qytetit, Gjilani.  Ndeshja Gjilani-Drita do të luhet të dielën në orën 13.00, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës. “Te Enjten prej orës 20.00 në Stadiumin e Qytetit ‘Selami Osmani-Bezi’ në Gilan, do të mbahet mbledhja e Intelektualeve para ndeshjes me ekipin periferik. Andaj jeni të gjithë të ftuar, në numër sa më të madh të bashkangjiteni, sepse do të diskutohet për shumë gjëra. Të gjithë ata që kanë Flamur të Dritës, ne mbledhje ti marrin me vete. E Enjte, ora 20:00, Stadiumi i Qytetit "Selami Osmani-Bezi" në Gilan”, thuhet nga FC ‘Intelektualet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat